Lëvizja Vetëvendosje mbetet edhe për një deputete më pak, Drita Millaku i bashkohet LDK-së

Deputetja Drita Millaku është larguar nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe ka kaluar në Lidhjen Demokratike të Kosovës.


Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Drita Millaku, mirë se vjen”- ka shkruar Abdixhiku në Facebook më 11.10.2024.

Abdixhiku ka thënë se Millaku i bashkohet familjes së tyre politike në rrugëtimin e përbashkët që i pret përpara.

“Ky vendim i saj për të qenë pjesë e radhëve tona është jo vetëm një dëshmi e përkushtimit të saj politik, por gjithashtu një tregues i qartë se vizioni dhe programin i LDK-së për Republikën, është i duhuri sot”- ka shtuar Abdixhiku.

Kjo është deputetja e dytë që kalon nga Vetëvendosja në LDK.

Edhe Doarsa Kica- Xhelili e kishte braktisur koalicionin Lista Guxo – LVV në vitin 2022. Ajo poashtu kishte kaluar në LDK.

Para më pak se dy javësh, edhe dy deputetë tjerë lanë LVV-në.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani e Visar Korenica më 01.10.2024 bën publike kandidimin në zgjedhjet e 09.02.2025 si pjesë e Listës Familja.

Rrahmani e Korenica iu bashkuan koalicionit AKR-PD. /Kallxo.com

ARTIKUJT E NGJASHËM

Preshevari Ajan Hajrullahu i siguron Kosovës çmimin e tretë në Kupën Evropiane të Matematikës

PreshevaPRESS

Kongresmenët amerikanë takohen me sekretaren e ministrisë në Beograd, anulohet takimi me Ana Brnabić

PreshevaPRESS

BIK del me njoftim për festën e Kurban Bajramit

PreshevaPRESS