Lëkurë e dëmtuar pas pushimeve? Ushqimet super të shpejta që ju ndihmojnë

E ndjeni lëkurën e dëmtuar, pa jetë ose pa shkëlqim? Të gjithë kemi momente të tilla që nuk na pëlqen si dukemi, por si gjithçka edhe kjo e ka një zgjidhje.


Ushqimi i mirë, është zgjidhja e duhur për shumë probleme përfshi edhe lëkurën e dëmtuar. Në listën e mëposhtme gjeni ushqimet që duhet të hani dhe pse!

1. Hani ushqime të pasura me vitaminë C
Ushqime si agrumet, spinaqi dhe specat janë një burim i pasur vitaminash që nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj.

Vitamina C është thelbësore për prodhimin e kolagjenit, i cili freskon, rigjeneron dhe rinon lëkurën.

2. Hani më shumë proteina
Proteina është thelbësore për rindërtimin dhe rigjallërimin e qelizave.

Provoni të konsumoni më shumë peshk, mish të freskët, vezë, fasule dhe arra.

3. Shtoni zinkun në dietën tuaj
Zinku ndihmon trupin në sintetizimin e proteinave ndihmon në gjenerimin e kolagjenit për riparimin e indeve të lëkurës, dhe mbështet kështu sistemin imunitar.

Konsumoni peshk, makarona integrale,  kërpudha dhe të verdhën e vezëve.

4. Larg nga ushqimet e pashëndetëshme
Ushqimi i shpejtë i pashëndetshëm  nuk është aspak i mirë për trupin tuaj. Kjo do të thotë se nuk është aspak i mirë edhe për lëkurën tuaj.

Shumë sheqer, kripë dhe yndyrna kontribuojnë në thatësinë dhe prishjen e qelizave të lëkurës duke stimuluar plakjen e parakohshme dhe dëmtimin e lëkurës.

5. Çaji i luleradhiqes
Ky çaj ndihmon në kryerjen e procesit të detoksit në organizmin tuaj.

Më pak toksina në trup nënkupton më pak shpërthime të akneve dhe probleme të tjera të tjera të lëkurës.

6. Pini shumë ujë
Lëkura juaj ka nevojë për të që të qëndrojë e hidratuar nga brenda jashtë.

7. Ulja e kimikateve
Zgjidhni gjithnjë artikuj natyralë dhe organikë për pastrimin e lëkurës, shtëpisë e çdo gjëje tjetër. Kështu do të keni mundësi të ulni grumbullimin e toksinave në trupin tuaj.

8. Ushtrohuni
Ushtrimet apo stërvitja është po aq e mirë për trupin tuaj sa është për lëkurën, pasi bën që gjaku të qarkullojë më mirë dhe të pompojë lëndë ushqyese aty ku janë të nevojshme për riparimin e lëkurës.

Trajtimet e duhura
Përveç ushqimit që është shumë i nevojshëm për të gjithë organizmin për lëkurën tuaj e sidomos atë të fytyrës dhe qafës mund të bëni diçka ekstra.

Pa dyshim që aplikimi i maskave dhe trajtimeve natyrale është një nga faktorët më të rëndësishëm për lëkurë të shëndetshme.

Përdorni serum me vitaminë C
Jo vetëm brenda, por edhe jashtë vitamina C do ta ndihmojë jashtëzakonisht lëkurën tuaj. Jo vetëm që është një antioksidant i fuqishëm që mbron lëkurën nga dëmtimet, por gjithashtu është thelbësore në formimin e kolagjenit, i cili ndihmon në zbutjen e shfaqjes së rrudhave dhe lëkurës së ashpër.

Lavandë
Kjo bimë ka treguar në studime të ndryshme që është një mënyrë e mirë për të stimuluar lëkurën e shëndetshme. Ajo gjithashtu mund të jetë efektive kundër disa bakterieve që e irritojnë lëkurën tuaj dhe ju mbron nga radikalet e lira e rrezet e dëmshme të diellit UVA/ UVB. /LivingAl

ARTIKUJT E NGJASHËM

Oxford shpallet sërish universiteti më i mirë, institucionet evropiane në rënie

PreshevaPRESS

E diela me diell dhe vranësira, temperaturat arrijnë në 22 gradë

PreshevaPRESS

Këta janë fituesit e çmimit Nobel në Mjekësi

PreshevaPRESS