LAJMËROHET KËSHILLTARI I IKUR NGA PVD, SHËNDRIT JAHIU

Këshilltari i Kuvendit komunal në Preshevë, Shëndrit Jahiu, i ikur më 26.08.2020 nga radhët e Partisë për Vepeim Demokratik, ka reaguar përsëri në facebook.


Shëndrit Jahiu, këshilltari i Kuvendit komunal në Preshevë, i cilli iku nga Partia për Veprim Demokratik më 26.08.2020, si kundërshtim për shkarkimin e kryetarit Shqiprim Arifi, sot përsëri ka reaguar në profilin e tij në rrjetin social facebook, ku quhet Diti Jahiu.

Përmes një postimi ai ka njoftuar se ka vendosur se nuk do të ja kthejë mandatin e këshillëtarit partisë nga e cila ka ikur. Përveç njoftimit për moskthim të mandatit Jahiu ka akuzuar PVD-në se po i hakmerret atij për arsye të mendimit ndryshe, duke përfunduar postimin me shprehjen tanimë shpesh të përdorur “shihemi në zgjedhje” pa treguar se në cilën parti do të radhitet.

Në vazhdim postimi i plotë i Shëndrit Jahiut në profilin e tij në rrjetin social facebook:

Ne kete Luginen tone eshte shume veshtire qofte njeher te mendosh ndryshe e aq me pak te mbrosh nje parim . Ketu ne vendin tim politikanet tane lokal mendojn se gjeopolitika globale sillet rreth tyre sa te mjere 🤧
Imagjino te mbash nje qendrim parimor te hakmerren me primitivizem fshataresk me larguan nusen nga puna, po dhe une kam dicka ne dore qe quhet nje keshilltar, po popullit te shkret cfare presioni bejn keta dhe si luhet me kafshaten e gojes o zot cfare neverie 🙉Shendrit Jahiut nuk ja ka dhene mandatin PVDja por kta djem e vajza e burra e gra te deges PVDse ne Rainces e me gjer . Kryetarja e Deges zonja Sinani ka marr me pak vota se une edhe pse kemi numrin e banoreve njelloj, ne Miratoc 80 vota 3 here me madhe se Rainca, ne Rahovic 110 vota per turp zotit. Mandatin nuk e dorezoj se ky mandat eshte i ketyre djelmoshave dhe atyre burra dhe grave te Rainces.Shantazhet feminore nuk vlejn tek un, shihemi ne zgjedhje.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS