Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar se taksa 100 përqind për produktet serbe dhe boshnjake do të hiqet pjesërisht nga data 15 mars dhe nëse Serbia ndalon fushatën kundër vendit, ajo hiqet plotësish më 1 prill.
Kështu deklaroi ai para pak minutash në një konferencë për media, ku tha se tarifa për lëndët e para që vijnë nga Serbia, do të hiqet.
“Pas takimit me odat dhe shoqatat e ndryshme të ndërmarrësve vendor, dhe pas leximit të analizës mbi reciprictetit të munguar me Serrbinë, e punuar kjo nga Ministria e Ekonomisë, kam ardhur tek ky qendrim:
Si Qeveri e Kosovës gjatë javës së ardhshme do të marrim vendim që nga data 15 mars të hiqet tarifa për lëndët e para që vijnë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.
Ftojmë Serbinë, ta ndërpresë fushatën për çnjohjet e pavarësisë së Kosovës.
Nëse Serbia ndalon fushatën, Kosova me 1 maj do ta heqë plotësisht taksën 100 përqind, për një periudhë prej 90 ditësh”, ka thënë Kurti.
Kujtojmë se ky veprim i Kryeministrit vjen pas presionit të vazhdueshëm të SHBA’së që dy vendet të rikthehen në tavolinën e dialogut.