KRYETARI I TRUPIT KOORDINUES SOT KA VIZITUAR LUGINËN

Kryetari i Trupit Koordinues pêr Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, Zoran Stankoviq, dy ditët e fundit ka realizuar vizitë në Preshevë dhe Bujanoc.


Ditën e parë të vizitës së tij, Stankoviq e ka shfrytëzuar për të takuar Kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, dhe përfaqësues nga partitë politike serbe që veprojnë në këtë komunë.

Sipas një komunikate në webfaqen e Trupit Koordinues rreth këtij takimi, Stankoviq ka dhënë garancë rreth realizimit të investimeve në vendbanimet serbe. Nga më shumë se 100 milion dinarë që Trupi Koordinues ka ndarë për komunën e Bujanocit, 38 milion dinarë janë paraparë për investime në infrastrukturën e vendbanimeve ku shumicën e popullatës e përbëjnë banorët serb.

Foto: kt.gov.rs

„Kemi biseduar rreth asaj që mjetet duhet të shfrytëzohen ashti siç janë të parapara me buxhet. Pra, për projektet e ujësjellësit në Zhbevc dhe fshatrave tjera, rrjetin e kanalizimit, bursat e nxënësve dhr harxhimet e rrugës për fëmijtë” ka thënë Stankoviq, transmeton PreshevaPRESS.

Kryetari i Trupit Koordinues mes tjerash ka thënë se ky organ merret kryesisht me zgjidhjen e problemeve jetësore të qytetarëve, duke komentuar qeverisjen e përbashkët shqiptare në Bujanoc.

“Qeverisja  njëetnike në Bujanoc është çështje politike dhe me të munden të mirren ata që janë kompetent për të, ata që vendosin dhe dakordohen” ka thënë Stefanoviq thuhet në komunikatën e Trupit Koordinues të publikuar në webfaqe.

Pas takimit me Kryetarin Arifi dhe përfaqësuesit e partive politike serbe në Bujanoc, Stankoviq ka realizuar vizitë simbolike në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc dhe entit parashkollor “Gëzimi Ynë”, pasi që Trupi Koordinues ka ndarë ndihmë financiare për këto dy institucione.

Stankoviq ditën e dytë të vizitës në Luginë e ka filluar nga Komuna e Preshevës, ku edhe është pritur nga Kryetarja Ardita Sinani dhe ekipi i saj. Sinani për dallim nga shumica e takimeve tjera nuk ka publikuar ndonjë njoftim në lidhje me këtë takim dhe temat për të cilat është biseduar.

Njejtë sikurse në Bujanoc, Stankoviq edhe në Preshevë ka vizituar Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë dhe çerdhen “8 Marsi” në Preshevë, pas ndihmës financiare të ndarë nga Trupi Koordinues për këto dy institucione.

Vizita e Stankoviq ka përfunduar me ndarjen e kontratave të subvencioneve që ndanë Trupi Koordinues për ndërrmarjet e vogla dhe të mesme në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Foto: kt.gov.rs

Këtë vit në kuadër të këtij programi janë ndarë 40 milion dinarë, për gjithsej 19 ndërmarrje prej të cilave nga 9 nga Presheva dhe Bujanoci, derisa 1 nga Medvegja. Në ceremoninë e ndarjes së kontratave nuk ishte prezent Kryetarja e Preshevës, por vetëm ai i Bujanocit dhe Medvegjës.

Ndryshe gjatë muajit mars të vitit 2021, Kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq, kishte deklaruar se në dialogun mes Republikës së Serbisë dhe asaj të Kosovës nuk do të diskutohet për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën.

Siç duket raportet mes Trupit Koorfinues për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, dhe udhëheqësve lokal në Preshevë dhe Bujanoc nuk janë të mira, pasi që as Trupi Koordinues në një anë, e as Sinani dhe Arifi nga ana tjetër, nuk kanë njoftuar për çka është diskutuar në takim. Në komunikatat e fundit në webfaqen e Trupit Koordinues në lidhje me vizitën e këtij institucioni në Luginë nuk përmendet askund takimi me Sinanin e Arifin.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS