Kryetari i KKSH-së Nevzad Lutfiu ka ftuar në takim liderët politik shqiptarë në Luginë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi me seli në Bujanoc, Nevzad Lutfiu, ka ftuar përsëri në takim liderët politik shqiptar të Luginës. 


Lajmin për një ftesë të tillë e ka publikuar vet Lutfiu duke njoftuar se ka ftuar ata për të diskutuar rreth situatës së shqiptarëve në Luginë.

“Për të diskutuar mbi situatën e shqiptarëve në Luginë, sot i bëra ftesë liderëve politik të Luginës.” ka shkruar ai në llogarinë e tij në rrjetin shoqëror facebook.

Sipas njoftimit të publikuar në faqen e Këshillit Kombëtar Shqiptar në rrjetin shoqëror facebook, ky takim është  ftuat për të diskutuar dhe marrë masa për çeshtjen shqetësuese të pasivizimit të adresave dhe diskriminimin e vazhdueshëm të shqiptarëve nga institucionet publike të cilat vazhdojnë ta shkelin Kushtetutën dhe ligjet.

Në njoftimin e KKSH-së bëhet e ditur se takimet me liderët e subjekteve politike shqiptare në Luginë do të zhvillohen individualisht dhe do konkludohen me një takim të përbashkët me qëllim krijimin e një linje të përbashkët veprimi, duke mos njoftuar as për datën e takimit, e as për emrat e të ftuarve.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Nesër mes orës 8 dhe 17 në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë do të organizohen kontrolla preventive

PreshevaPRESS

Takim midis drejtuesve të Bujanocit dhe Likovës

PreshevaPRESS

Rojeviq: Nesër në orën 18:00 nis bllokimi i kufirit me Kosovën, Konçuli dhe Muçibaba nuk bllokohen

PreshevaPRESS