Kryeministrja finlandeze Sanna Marin tha të premten se kishte bërë një test droge pas publikimit të një videoje në fillim të kësaj jave që tregonin se po festonte me miqtë e saj.
Ajo u zotua se nuk kishte përdorur kurrë droga ilegale.
“Sot kam bërë një test droge dhe rezultatet do të vijnë brenda një jave, – tha ajo në një konferencë për shtyp. Asnjëherë në jetën time nuk kam përdorur drogë”.
Videoja e Marin duke festuar me miq të saj dhe artistë të njohur finlandezë nisën të qarkullojnë në rrjetet sociale këtë javë dhe u publikuan nga disa media në Finlandë dhe jashtë saj.
Marin ishte përballur me thirrjet për të bërë një test droge nga politikanët në koalicionin e saj qeveritar si dhe nga opozita pas shfaqjes së videos.