Konkurs për ndarjen e mjeteve për ekonomitë private 2023 në komunat e Luginës së Preshevës

Konkurs për ndarjen e mjeteve për subvensione subjekteve ekonomike në pronësi private për vitin 2023, në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.


Në bazë të Konkluzionit të Qeverisë së Republikës së Serbisë mbi pranimin e Programit të masave mbi ndarjen dhe shfrytëzimin e mjeteve për subjektet ekonomike në pronësi private për vitin 2023, në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, 05 numër 401 – 3713/2023të datës 04.05.2023, Shërbimi i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (në tekstin e mëtejshëm: Shërbimi i Trupit Koordinues), më 15.05.2023, shpall KONKURS për ndarjen e mjeteve për subvensione subjekteve ekonomike në pronësi private për vitin 2023, në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Konkursi realizohet nga Shërbimi i Trupi Koordinues për ndarjen e fondeve në shumën prej 34.000.000,00dinarë, përkatësisht për komunën e Preshevës në vlerë prej 13.090.000,00dinarë, përkomunën e Bujanocit në vlerë prej 14.110.000,00dinarë dhe për komunën e Medvegjës në vlerë prej 6.800.000,00 dinarë.

Detajet rreth konkursit dhe informacionet e nevojshme i gjeni duke vizituar faqen e Trupit Koordinues.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS