Richard Grenell dha sot dorëheqjen nga detyra e ambasadorit amerikan në Gjermani, njoftoi zëdhënësi i ambasadës, Joseph Giordono-Scholz.
“Zëvendësi i Grenell-it, Robin Quinville, do të bëhet ambasador i përkohshëm, derisa presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të emërojë një zëvendësues”, theksoi zëdhënësi.
Diplomati njoftoi zyrtarisht dorëheqjen gjatë një takimi me presidentin e SHBA-së, Donald Trump në Uashington.
Grenell, i cili ka marrë një rol në shërbimin e Sigurimit amerikan, është kritikuar prej kohësh në Gjermani për komentet e tij luftarake dhe besnikërinë e palëkundur ndaj Trump./atsh