Komuna e Preshevës siguron mbi 6.8 milionë dinarë për blerjen e një minibusi të ri

Komuna e Preshevës ka përfituar fonde në vlerë prej 6,813,072 dinarë nga Ministria për Kujdes ndaj Fshatit të Republikës së Serbisë.


Mjetet e siguruara do të përdoren për blerjen e një minibusi të ri, i cili pritet të shërbejë për nevojat e komunës dhe për të rritur efikasitetin e shërbimeve lokale.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook.

Sipas saj, ky investim është rezultat i angazhimeve të komunës për të siguruar fonde nga institucionet shtetërore dhe partnerët ndërkombëtarë, gjithmonë në funksion të zhvillimit të vendit dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve.

Ministria për Kujdes ndaj Fshatit është një dikaster relativisht i ri në Qeverinë e Serbisë, i cili merret me zhvillimin e zonave rurale, përmirësimin e kushteve të jetesës në fshatra, mbështetjen e aktiviteteve ekonomike lokale dhe nxitjen e ripopullimit të zonave të braktisura, e që shpesh ndan fonde për komunat dhe individët përmes programeve të ndryshme si blerja e shtëpive fshatare, mbështetja e bizneseve rurale apo pajisja e qendrave komunitare në fshat.

Aktualisht, Ministrinë e udhëheq Milan Krkobabić, i cili është në krye të saj që nga themelimi në vitin 2020. Ai ka theksuar në vazhdimësi rëndësinë e politikave që synojnë rigjallërimin e fshatrave dhe përmirësimin e shërbimeve që u ofrohen banorëve në zonat rurale.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Bora e parë vështirëson qarkullimin në rrugën Preshevë–Gjilan

PreshevaPRESS

Nxënësit evakuohen me urgjencë, kërcënime me bomba në shkolla në gjithë Serbinë

PreshevaPRESS

Faturat e rrymës nga ky muaj rriten për 6,6%, konsumatorët hyjnë më shpejt në “zonën e kuqe”

PreshevaPRESS