Komuna e Preshevës nuk ekzekuton pagat për 72 punëtorët e çerdhes, drejtori i institucionit fajson Shqiprim Arifin

Komuna e Preshevës ka vazhduar që realizimin e pagave për perosnelin e Entit parashkollor “8 Marsi” në Preshevë, ta kushtëzojë me kërkesën për largimin e të punësuarve të fundit në këtë institucion. 


Edhe pse gati se në çdo seancë të Kuvendit të Komunës së Preshevës, këshilltarët e opozitës flasin për këtë problematikë që përsëritet koh pas kohe, kjo gjë ka ndodhur sërish këtë muaj. Në lidhje me mosekzekutimin e pagave për të punësuarit në Entin parashkollor “8 Marsi” në Preshevë, ka reaguar drejtori i këtij insitucioni, Bejzad Asllani.

Asllani në lidhje me mosekzekutimin e pagave për të punësuarit në insitiucionin që ai udhëheq, e ka akuzuar direkt Kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi. Sipas tij, Arifi po kërkon të largohen nga lista e pagave personat e angazhuar së fundmi në këtë insititucion.

Përveç akuzat se Arifi përmes mosekzekutimit të pagave për këtë institucion po synon të largojë të punësuarit e fundit nga lista e pagave, drejtori i Entit parashkollor “8 Marsi” në Preshevë, Bejzad Asllani, ka shkurar se lajmin se do të mbeten pa paga e ka pranuar nga Valentina, njëra nga të punësuarit në kabinetin e Arifit.

Në vazhdim ju sjellim reagimin e plotë të drejtorit të Entit parashkollor “8 Marsi” në Preshevë, Bejzad Asllani, të publikuar në rrjetin shoqëror Facebook:

REAGIM….

Në Institucionin Parashkollor ,,8 Marsi” nuk është hera e parë që ndodhë zhvatja dhe ndalesa e pagave të punëtorve nga Pushteti aktual, konkretisht nga Kryetari i Komunës.

Po në fakt është hera e parë në historinë e këtij Institucioni që një Kryetar Komune siç është Shqiprim Arifi që mos ti nënshkruaj listën e pagave të punëtorve në prag të Festës së Fiter Bajramit, ku në këtë kohë dhe moment jemi të gjithë të vetëdijshëm se sa të nevojshme dhe të domosdoshme janë këto mjete.

Unë si udhëheqë i këtij institucioni ndjejë shqetësim dhe keqardhje për punëtoret e institucionit, ku po luhet me ndjenjat dhe egzistencën e tyre për interesa dhe lojra politike.

Kryetari në fjalë kushtëzon dhënien e pagave me tërheqjen e emrave të rinjë nga lista e puntorëve të cilët janë marrë pas pensionimit të edukatoreve, përndryshe thonë njerëzit e kabinetit të tij (Valtina) mbesni pa paga….!

E pyesim Kryetarin e komunës:

Vallë,sonte në këtë natë të madhe të Fitër Bajramit a mund të pushoj rehat atje ku është pran familjes së tij? Ku në këtë natë 72 familje kanë mbetur ndoshta edhe pa e siguruar kafshatën e drekës së Bajramit?

Le të mbetet në ndërgjegjen e tyre…..! Shpresojmë, le të jetë e fundit herë kjo dukuri që ndodhë shpeshherë tek ne! Lusim Allahun🤲

Drejtori
Bejzad Asllani

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS