Njoftimi i plotë i Komunës së Preshevës:
⛔️NJOFTIM PËR NDRYSHIMET E REGJIMIT TË QARKULLIMIT RRUGORË
Të nderuar qytetarë,
Ju njoftojmë se pas marrjes së Vendimit të Këshillit komunal për rregullimit e trafikut në rrugët e qytetit dhe me qëllim të ngritjes së sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve në trafik, tashmë janë vendosur shenjat përkatëse të trafikut dhe vijëzimi i vendparkimeve, në disa nga rrugët e qytetit, të cilat tashmë janë kthyer në regjim të qarkullimit njëkahësh.
Luten të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar, duke ndjekur e respektuar sinjalizimin përkatës rrugor, për të shmangur kaosin apo incidentet e mundshme në trafik.
📌Ditëve në vijim, do të njoftoheni edhe për ndryshimet tjera dhe sinjalizimin përkatës të vendosur në rrugët e qytetit, andaj ju falenderojmë për bashkëpunimin tuaj në këtë proces të rëndësishëm të përmirësimit të qarkullimit rrugor nëpër rrugët e qytetit tonë.