Katërdhjetë vendparkime të reja janë promovuar sot në Bujanoc përmes faqës së komunës së Bujanocit në facebook.
Hapsira e re për parkimin e veturave ndodhet përballë parkut të qytetit, pranë Stacionit të veterinarisë në Bujanoc.
Krijimi i parkingjeve në këtë pjesë të qytetit në të cilën ndodhen institucione të ndryshme që frekuentohen nga qytetarët, lehtëson funksionimin e përditshëm të qytetarëve.
Ftohen qytetarët që të shfrytëzojnë këtë mundësi.