Kamioni me 525 kontejnerë shtëpiak me kapacitet 120L ka arritur mbrëmë në Bujanoc, gjegjësisht në depon e ndërmarrjes publike Komunalia nga ku edhe do të bëhet shpërndarja e tyre në ekonomit familjare aty kush faqet nevoja.
Kontejnerët janë donacion nga kompania “Tyrker” nga Turqia, si rezultat i takimit javë më pare në Bujanoc që pati kryetari i komunës së Buajnocit Nagip Arifi me pronarin e kompanisë së njohur Turke “Tyrker” Tamer Tyrker me prejardhje nga Bujnaoci që vepron dhe jeton në Stamboll.
Kompania “Tyrker” është e njohur për qytetarët e komunës së Buajnocit me donacionet e sajë.
Arifi duke falënderuar kompaninë “Tyrker” u shpreh se, “ky nuk do të jetë donacioni i fundit për komunën e Bujanocit sepse pronari i kompanisë “Tyrker” kompani e cila është e njohur jo vetëm në Turqi por edhe në tërë Ballkanin na ka premtuar edhe donacione tjera”
Arifi gjithashtu potencoi se komuna e Bujanocit së shpejti do të pajiset edhe me një kamion për bartjen e mbeturinave donacion ky nga organizata Tika i cili do tëjetë i destinuar për grumbullimin e mbeturinave në fshatin Bilaç por edhe fshatrat tjerë të cilët do të futen në rrjetin e grumbullimit të mbeturinave.
Drejtori i Ndërmarrjes Publike Komunalia Ruzhdi Halili, ndërmarrje e cila do ta bëjë shpërndarjen e kontejnerëve shtëpiak u shpreh se, donacioni që ka arritur do të shpërndahet aty ku është nevoja.
Halili falënderoi donatorin “Tyrker” dhe potencoi se donacioni i arritur dukshëm do ta përmirësojë shërbimit e grumbullimit të mbeturinave, spse ka shum të tillë që tashmë janë vjetruar dhe kanë dale jasht funksionit, këta kontejnerë do t’ia lehtësojë edhe punën sektorit të mbeturinave, përfundoi Halili./LajmiAL