Kompani nga Presheva prezentohen në Panairin e Bizneseve Shqiptare në Austri

Në Austri po mbahet “Panairi i Bizneseve Shqiptare 2023” ku po marrin pjesë edhe disa nga kompanitë që veprimtarinë e tyre e zhvillojnë në Presheva dhe Bujanoc.

Pjesëmarrjen e bizneseve nga Lugina në këtë panair e ka organizuar Unioni i Afaristëve të Luginës, i cili urhëhiqet nga kryetari i Unionit të Afaristëve të Luginës, Xhelal Memeti.

Në Panair veprimtaritë e tyre kanë prezantuar Kompania Majanca, Eco Plast dhe Vijator.

Përveç kompanive nga Presheva, në këtë panair të pranishme janë edhe shumë kompani nga Austria, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

Kryetari i Unionit, Xhelal Memeti gjatë prezantimit në Panair pati rastin të takojë Zëvendësministrin e Bujqsisë të Republikës së Kosovës, Imri Demelezin dhe kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

Panairi organizohet nga Rrjeti i Bizneseve Austria e Epërme.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Fakulteti Ekonomik i Suboticës hap konkurisn për pranim të studentëve të ri në Bujanoc

PreshevaPRESS

KKZ në Preshevë mblidhet të hanën për të shpallë rezultatet finale të zgjedhjeve lokale

PreshevaPRESS

Qeveria Serbisë ka vendosor që 17 qershori të jetë ditë jo pune për shkak Bajramit

PreshevaPRESS