KOMISIONI KOMUNAL ZGJEDHOR MBLIDHET PËR HERË TË PARË

Pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme lokale, në Preshevë është mbledhur Komisioni Komunal Zgjedhor.


Komisioni komunal zgjedhor ka mbajtur sot takimin e parë pas shpalljes së zgjedhjeve lokale në komunën e Preshevës nga kryetari kuvendit të Serbise.” thuhet në njoftimin e KKZ-së në faqen e Komunës së Preshevës në rrjetin shoqëror facebook.

Në këtë mbledhje për diskutim ishin të parapara tri pika të rendit të ditës edhe atë:

  1. Aprovimi i formularëve për zgjedhjet lokale;
  2. Rregullorja e punës së KKZ-së;
  3. Të ndryshme;

Pas aprovimit të formularëve për zgjedhjet lokale, gjatë kësaj mbledhje, po ashtu u caktua edhe komisioni për rregulloren e komisionit komunal zgjedhor.

Me përfundimin e kësaj mbledhje hapet rruga që të gjithë grupet politike që dëshirojnë të garojnë në zgjedhjet e parakohshme lokale në Preshevë të fillojnë me grumbullimin e nënshkrimeve përkrahëse për të dorëzuar listat e tyre.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Memeti: Katër ditë në banjë termike, 63 mijë dinarë nga buxheti

PreshevaPRESS

Lugina pa zë, ish-komandantët e UÇK-së rikthehen në marsh për drejtësi

PreshevaPRESS

Bankat në Serbi detyrohen të ofrojnë lehtësime për qytetarët që nuk mund të shlyejnë kreditë

PreshevaPRESS