Koalicioni APN-LB-UDSH dorëzojnë listën zgjedhore në Bujanoc

Koalicioni mes Alternativës për Ndryshim, Lëvizja për Bujanocin dhe Unioni Demokratik Shqiptar, në zgjedhjet lokale të 2 qershorit në Bujanoc garojnë me listën “Fronti për Ndryshim”.


Koalicioni “Fronti për Ndryshim” që përbëhet nga tri partitë shqiptare në Bujanoc, ka dorëzuar dokumentet në komisionin komunal zgjedhor në Bujanoc për pjesëmarrje në lokale më 2 qershor 2024.

Njoftimi i plotë në Facebook nga Alternativa për Ndryshim:

Në Komisionin Komunal Zgjedhor sot dorëzuam listën tonë të kandidatëve për këshilltarë të cilët janë garancë e fitores së 2 qershorit.

Si partnerë politik: APN, LB dhe UDSH kemi vendosur që lista jonë të emërtohet „Fronti për Ndryshim“

Lista është mbështetur nga nënshkrimet e qytetarëve, të cilëve u faleminderojmë pa masë.

Dy qershori nuk është larg, Ka ardhur koha!

ARTIKUJT E NGJASHËM

Dokument / Ftohet seanca e IV-të e Kuvendit të Komunës së Preshevës

PreshevaPRESS

Migrimi po boshatis shkollat në Preshevë: Historia prekëse e një nxënësi të vogël

PreshevaPRESS

Mundësi pune në kompaninë “City Taxi” në Preshevë

PreshevaPRESS