KNSH KA MBAJTUR SEANCËN E II-të

Me një minutë heshtje, në nderë të humbjes tragjike të sportistes Florijana Ismaili, “Ambasadore e Luginës” së Preshevës. Sot u konvokua seanca e II-të e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Gjatë së cilës u aprovua edhe Skema Programore për vitin 2019-2023, skemë mbi të cilën do të kompletohet Plani i Veprimit të KKSH për katër vitet e ardhshme, si dhe Plani Financiar për vitin 2019.

Vlen të theksohet se gjatë kësaj mbledhje u vlerësua lartë qasja e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministrisë së Arsimit të Republikës së Shqipërisë si proaktive dhe konkrete duke përfill kërkesat e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Gjithashtu u mirëprit seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe dikastereve përkatëse të Qeverisë në diskutim për Luginën e Preshevës. Gjatë së cilës u parashtruan kërkesat e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

KKSH mbetet e përkushtuar si institucion në mbrojtjen dhe avancimin e interesave dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Shërbimi për informim i KKSH

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS