KKSH themelon Komisionin për vlerësimin e projekteve arsimore, përkrahet edhe nga opozita

Këshilli Kombëtar Shqiptar në Serbi sot gjatë seancës së tretë, ka themeluar Komisionin për vlerësimin e projekteve në fushën e arsimit që do të financohet nga Fondi i Republikës së Kosovës të dedikuar për Luginën e Preshevës. 


Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, përms një postimi në rrjetin shoqëror facebook, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme është themeluar Komisioni që do të vlerësojë projektet arsimore që do të financohen në kuadër të konkurseve nga Fondi i Kosovës për Luginën.  Sipas tij ky komision është themeluar dhe votuar edhe nga opozita.

“Sot kemi krijuar komisionin i cili do të bëj vlerësimin e projekteve në arsim (projekte që financohen nga Fondi i Republikës së Kosovës dedikuar Luginës së Preshevës). Ky komision u votua njëzëri nga të gjithë anëtarët e KKSH.” ka shktuar në njoftim Lutfiu.

Komisioni për vlerësimin e projekteve arsimore do të përbëhet nga drejtori i shkollës së fshatit Miratoc, Gafurr Hiseni, profesor i kimisë Arsim Krasniqi, profesoresha e gjuhës shqipe Adelina Hasani, profesoresha e gjuhës shqipe Merita Behluli, profesori i lëndëve ekonomike Bujar Mustafa, psikologe Ajshe Sulejmani dhe mësuesi Flakron Isufi.

Lutfiu ka cekur se gjatë proçesit të përzgjedhjes së projekteve të shkollave shqipe, Gafurr Hiseni dhe Bujar Mustafa nuk do të marrin pjesë pasi që janë në koflikt interesi.

Përveç këtij komisioni, në seancën e tretë të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, është themeluar edhe Komisioni ankimor për projektet në fushën e arsimit, që ka për detyrë të merret me ankesat rreth proçesit të selektimit në rast se do të paraqiten. Edhe ky komision sipas Lutfiut u votua edhe nga opozita.

Komisioni për ankesa përbëhet nga Fejzi Beqiri, Ismail Pajaziti, Flora Hida, Mimoza Kadriu, Sali Salihi, Vaxhide Sabedini, Arsim Imeri dhe Naim Kamberi.

Në vazhdim postimi i plotë i Lutfiut në facebook:

Të nderuar qytetarë

Sot kemi krijuar komisionin i cili do të bëj vlerësimin e projekteve në arsim (projekte që financohen nga Fondi i Republikës së Kosovës dedikuar Luginës së Preshevës). Ky komision u votua njëzëri nga të gjithë anëtarët e KKSH.

Këta janë emrat:

    1. Gafurr Hiseni- drejtori i shkollës së fshatit Miratoc, puna e tij në arsim është model.
    2. Arsim Krasniqi-profesor i kimisë.
    3. Adelina Hasani-profesoreshë e gjuhës shqipe.
    4. Merita Behluli-profesoreshë e gjuhës shqipe.
    5. Bujar Mustafa- profesor i lëndëve ekonomike.
    6. Ajshe Sulejmani-psikologe.
    7. Flakron Isufi-mësues.

Gafurr Hiseni dhe Bujar Mustafa nuk do të marrin pjesë në vlerësimin e projekteve të shkollave shqipe për shkak pozicioneve që kanë në shkollat ku punojnë.

Ndërsa ankesat do të shqyrtohen nga Fejzi Beqiri, Ismail Pajaziti, Flora Hida, Mimoza Kadriu, Sali Salihi, Vaxhide Sabedini, Arsim Imeri dhe Naim Kamberi, edhe komisioni i cili do t’i shqyrtoj ankesat u votua njëzëri nga të gjithë anëtarët e KKSH-së.

Do të jemi transparent deri në fund.

PreshevaPRESS ka raportuar se seanca e III-të e Këshillit Kombëtar Shqiptar, gjatë së cilës janë marrë këto vendime, është thirrur për ditën e shtunë por ka dështuar të mbahet pasiqë PVD ka insistuar që përzgjedhja e përfituesve të mjeteve të pakthyeshme finansiare të realizohet përmes një komisioni.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Aleanca për Luginën aprovon Deklaratë Politike

PreshevaPRESS

APN ka kandiduar Arbër Pajazitin për kryetar komune në zgjedhjet lokale në Bujanoc

PreshevaPRESS

APN në Bujanoc bashkon forcat me UDSH dhe Lëvizjen për Bujanocin

PreshevaPRESS