KKSh publikon rezultatet paraprake të thirrjes për bursa studentore

Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSh) ka shpallur rezultatet paraprake të Thirrjes për bursa studentore, të realizuar në kuadër të Fondit të Republikës së Kosovës për Luginën e Preshevës.


Sipas listës së publikuar, nga gjithsej 888 aplikime të pranuara, 683 studentë janë përzgjedhur si përfitues të bursës. Ky program synon të mbështesë studentët shqiptarë nga Lugina e Preshevës që ndjekin studimet e tyre në institucionet e arsimit të lartë.

KKSh njofton se lista është paraprake dhe u bën thirrje të gjithë aplikuesve që nuk janë përfshirë në listën e përfituesve dhe që besojnë se dokumentacioni i tyre është shqyrtuar padrejtësisht, të paraqesin ankesë. Ankesat, së bashku me dokumentacionin përkatës që mbështet pretendimet e aplikuesit, duhet të dorëzohen fizikisht në selinë e KKSh-së në Bujanoc, brenda afatit prej 8 ditësh nga data e publikimit të listës.

Ky proces është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të siguruar transparencë dhe barazi në shpërndarjen e mbështetjes financiare për studentët nga Lugina.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Shkollat e mesme në Preshevë hapin dyert për 308 nxënës të vitit të parë

Lirigzona Nuredini

APN hrdh akuzat për tenderë në Preshevë – Mustafa për PreshevaPRESS: Shpifje të kulluara

Lirigzona Nuredini

Pak ditë deri në afatin përfundimtar për regjistrim e nxënësve në klasën e parë

Lirigzona Nuredini