Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Serbi do të hapë zyren e saj në Komunën e Medvegjës.
Lajmin për hapjen e zyres së këtij instirucioni në komunën e Medvegjës e ka bër publike kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafa përmes një postimi në profilin e tij në facebook.
Ai ka njoftuar se gjatë ditës së dneshme ka realizuar një takim me kryetarin e Komunës së Medvegjës Nebonsha Arsiq, për të biseduar rreth problematikave ditore me të cilat ballafaqohen shqiptarët e kësak komune.
Në vazhdim po ju sjellim nnoftimin e plotë të Mustafës të publikuar në facebook:
KËSHILLI KOMBËTAR DO TË HAPË ZYRE NË MEDVEGJËN E HARRUAR NGA SHTETI
Dje kam realizuar një vizitë në Mevdegjë, ku kam takuar edhe kryetarin e Komunës, z.Nebojsha Arsiq.
Bashkëbiseduam për një mori temash me të cilat ballafaqohen qytetarët, sidomos çështjet e pasivizimit të vendbanimeve, investimet dhe gjithëpërfshirjen në vendimmarjen e qeverisjes lokale.
Qartë shihet se Medvegja është lënë pasdore nga ana e Qeverisë Republikane, gjë që po ndikon në thellimin e varfërisë, papunësisë dhe pabarazive politike e sociale.
Kësisoj, Këshilli Kombëtar Shqiptar ka vendosur që të hapë së shpejti zyrën e tij në Medvegjë, jo vetëm për të qenë më afër me shqiptarët e kësaj komune, por edhe si shembull që duhet ndjekur nga ana e institucioneve vendimmarrëse shtetërore, për t’i zgjidhur problemet e shumta politike, sociale, ekonomike, shëndetësore, arsimore etj.
Medvegja kërkon qasje, prani dhe përfshirje të veçantë nga ana e organeve qeveritare të nivelit rajonal dhe republikan. Problemet janë të shumta. Ato nuk mund të zgjidhen vetëm nga pushteti lokal.
Është përgjegjësi e shtetit që të kujdeset për të drejtat dhe për mirëqenien e shtetasve të tij, sidomos të vendbanimeve më të pabarabarta.