Këshilltarja e Kurtit, kandidate për kryetare e Preshevës

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik dhe deputeti shqiptar në kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka bërë të ditur se Ardita Sinani, këshilltarja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, do të jetë kandidate për kryetare të Preshevës.


Kamberi tha se pas një vlerësimi të kujdesshëm të aftësive dhe angazhimeve të mundshme të kandidatëve, Sinani është zgjedhur si kandidate nga ana e partisë.

“Ardita Sinani është një figurë e njohur në për angazhimin e saj në fushën e zhvillimit social, edukimit dhe përfaqësimit të interesave të qytetarëve në disa fusha të rëndësishme. Përfaqësimi i saj do të sjellë drejtim të ri dhe të energjishëm për të adresuar sfidat dhe të arriturat e komunës së Preshevës”, tha Kamberi, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa për komunën e Bujanocit, më herët Ragmi Mustafi e ka zyrtarizuar kandidaturën e tij pë të parin e komunës.

Ndërsa për komunën e Bujanocit, më herët Ragmi Mustafi e ka zyrtarizuar kandidaturën e tij pë të parin e komunës.

Më tej, deputeti Kamberi tha se këto nominime janë reflektim i përkushtimit të Partisë për Veprim Demokratik në sigurimin e liderëve të përshtatshëm dhe të përkushtuar për të përfaqësuar dhe për të përmbushur synimet dhe aspiratat e qytetarëve në nivelet lokale të qeverisjes.

“Me një fokus të vazhdueshëm në përmirësimin e kushteve jetësore dhe zhvillimin në tërësi, këto nominime sjellin një periudhë të re të arritjeve dhe përparimit për qytetarët e Preshevës dhe Bujanocit”, tha ai.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS