Këshilli Komunal i Preshevës zhvillon mbledhjen e XI-të, në fokus bashkësitë lokale dhe buxheti

Në Preshevë është mbajtur mbledhja e XI-të e Këshillit Komunal të Komunës së Preshevës, ku janë shqyrtuar disa çështje që lidhen me funksionimin, planifikimin buxhetor dhe bashkësitë lokale të komunës.


Sipas një njoftimi të publikuar nga kryetarja e Komunës, në mbledhjen e sotme është diskutuar për përgatitjen e buxhetit për vitin 2027, si dhe për raportin e realizimit të buxhetit për periudhën janar–qershor 2026.

Në rend dite kanë qenë edhe çështje që lidhen me zhvillimin lokal dhe investimet në territorin e Komunës së Preshevës.

Një nga pikat e shqyrtuara ka qenë edhe propozim-vendimi për shpërndarjen e bashkësive lokale në territorin e Komunës së Preshevës dhe emërimin e administratorëve të tyre.

Paa përfundimit të mbledhjes, Sinani ka deklaruar se Komuna do të vazhdojë me punë dhe planifikim, duke theksuar orientimin drejt interesit të qytetarëve dhe zhvillimit të Preshevës.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Me gati dy muaj vonesë, PVD shënon 36-vjetorin dhe nis takimet në prag të zgjedhjeve parlamentare

PreshevaPRESS

Mandate pa pushtet:  Sfida e shqiptarëve të Luginës në Parlamentin e Serbisë

PreshevaPRESS

Dega e PVD-së në Preshevë mbledh të gjitha organet, diskutohen përgatitjet për zgjedhje

PreshevaPRESS