Këshilli Komunal i Preshevës propozon rishikimin e I-rë të Buxhetit për vitin 2025

Këshilli Komunal i Komunës së Preshevës miraton fillimin e përgatitjens së rishikimit të parë të Buxhetit për 2025 dhe miraton vendime të tjera të rëndësishme.


Këshilli Komunal i Komunës së Preshevës mbajti sot mbledhjen e katërt të radhës, ku ndër çështjet kryesore u diskutua dhe u propozua përgatitja e rishikimit të parë të Buxhetit për vitin 2025. Ky hap synon përshtatjen e financave komunale me nevojat aktuale dhe prioritetet zhvillimore të komunës.

Gjatë kësaj mbledhje, Këshilli Komunal i Komunës së Preshevës miratoi gjithashtu edhe disa vendime, njofton kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani në Facebook.

Vendimet e marra gjatë kësaj mbledhje janë:

  • Formimin e Komisionit për bursat e studentëve, i cili do të trajtojë kriteret dhe procesin e ndarjes së bursave për studentët e komunës.
  • Planin operativ për mbrojtjen nga vërshimet, duke synuar masa parandaluese dhe reagim të shpejtë ndaj rreziqeve natyrore.
  • Ndryshime në përbërjen e Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme, për të përmirësuar efikasitetin dhe koordinimin institucional në rast emergjencash.
  • Raportet dhe programet e punës dhe ato financiare të institucioneve publike për vitin 2024-2025, duke synuar transparencë dhe menaxhim të mirë të resurseve publike.

Këshilli Komunal shprehu përkushtimin për një administratë efikase dhe të hapur, e cila vepron në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit të qëndrueshëm të komunës.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Komuna e Bujanocit shpall konkurs për studentët

PreshevaPRESS

Pagat mesatare në Preshevë e Bujanoc mbeten ndër më të ulëtat në Serbi

PreshevaPRESS

Komuna e Preshevës hap aplikimet për bursa studentore

PreshevaPRESS