Kërkesa për interpelancë për dokumentarin e Rai 3, Rama i përgjigjet opozitës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në lidhje me kërkesën e grupit parlamentar demokrat për interpelancë në lidhje me dokumentarin e paraqitur në televizionin Rai 3.


Përmes një postimi të gjatë në rrjetin X, Rama thekson se nuk ka urgjencë për një interpelancë në lidhje me, siç tha, shpifjet që opozita ka fabrikuar në investigimin italian, raporton euronews.al. Shefi i qeverisë shqiptare tha se televizioni italian ka marrë si referim një kallëzim të paqenë që Gazment Bardhi pretendoi se ka bërë ndaj vëllait të tij.

Ai shtoi se do të merret me interpelancën dhe akuzat e paqena të opozitës pasi të sqarojë njëherë akuzat e hedhura me të padrejtë në televizionin italian.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Për herë të 25-të Kuvendi i Kosovës provon konstituimin

PreshevaPRESS

Dështon përpjekja e 22-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

PreshevaPRESS

Stërvitjet më të mëdha ushtarake “Defender Europe 25” fillojnë edhe në Shqipëri

PreshevaPRESS