Kërcënon Hammond, dorëhiqem nëse fiton Johnson

Kancelari Britanik, Philip Hammond, ka paralajmëruar dorëheqjen nga posti nëse Boris Johnson zgjidhjet kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar. Ai shtoi se Brexit-i pa marrëveshje, të cilin si opsion e ka lënë të hapur Johnson, nuk është “vendim që do ta nënshkruante”. Hammond theksoi se është me rëndësi që kryeministri i ardhshëm dhe Kancelari të jenë në vijë të njejtë të politikave për Brexit-in.


Në një intervistë ai shtoi se situata mund të komplikohet nëse Jeremy Hunt zgjedhjet udhëheqës i Toryt, por të gjitha sondazhet kanë treguar se Boris Johnson ka shumë gjasa të zgjidhet kryeministër.

Johnson kishte thënë më herët se Britania duhet të largohet nga Bashkimi Evropian deri më 31 tetor, çfarëdo që të ndodhë. Hammond ka qenë kritik i idesë për Brexit pa marrëveshje, duke theksuar sërsish se do të votojë për rrëzimin e kryeministrit të ardhshëm nëse mund të ndodhë ky skenar.

Të shtunën, mijëra qytetarë kanë protestuar në Londër me mbishkrimet “Jo Johnson”, “Po Evropa,” në kundërshtim të zgjedhjes së Boris Johnson për kryeministër dhe Brexit-it. Javën e ardhshme pritet të zgjidhet kryeministri i ardhshëm i Britanisë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

PreshevaPRESS

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

PreshevaPRESS

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif

PreshevaPRESS