KE ndan 3 miliardë euro si mbështetje 10 shteteve për të luftuar koronavirusin

Komisioni Europian ka miratuar pakon 3 miliardë euro, ndihme makro-financiare për të mbështetur dhjetë vendet fqinje, nga ky fond do të jetë përfituese edhe Kosova me 100 milionë euro.


Komisioni Europian ka miratuar një fond prej 3 miliardë euro, për përballimin e situatës me koronavirusin.

Nga ky fond përfitojnë Kosova edhe Shqipëria, teksa lajmin e ka konfirmuar zëvendëspresidenti i Komisionit Europian.

Pjesa më e madhe e këtyre fondeve do të shkojë për Ukrainën ku do t’iu ndahen 1.2 miliardë, derisa Kosova do të përfitojë 100 milionë euro.

Shqipëria do të përfitojë 180 milionë euro nga Bashkimi Europian. Fonde do përfitojnë edhe vendet e tjera të Ballkanit, si Maqedonia dhe Mali i Zi si dhe  Bosnja e Hercegovina, transmeton Gazeta Metro.

Republika e Shqipërisë (180 milion €), Bosnja dhe Hercegovina (250 milion €), Gjeorgjia (150 milion €),  Mbretëria e Jordanit (200 milion €), Kosova (100 milion €), Republika e Moldavisë (100 milion €), Mali i Zi (60 milion €), Republika e Maqedonisë së Veriut (160 milion €), Republika e Tunizisë (€ 600 milion) dhe Ukraina (1.2 miliardë €).

Fondet  do të vihen në dispozicion për 12 muaj në formën e kredive me kushte mjaft të favorshme për t’i ndihmuar këto vende të mbulojnë nevojat e tyre të menjëhershme, urgjente të financimit.

Së bashku me mbështetjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar, fondet mund të kontribuojnë në forcimin e stabilitetit makroekonomik dhe krijimin e hapësirës për të lejuar që burimet të ndahen për mbrojtjen e qytetarëve dhe zbutjen e pasojave negative socio-ekonomike të pandemisë koronavirus.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Turqia e pavendosur, edhe pse është në NATO dëshiron të anëtarsohet edhe në BRICS

PreshevaPRESS

Nga sot ndryshon rregullorja e udhëtimeve brenda BE, njihuni me rregullat që do të ballafaqoheni

PreshevaPRESS

Alarmon Fajon: I trembem faktit se Schengeni po mbyllet si shkak i kërcënimeve në rajon

PreshevaPRESS