Kë mbështesin preshevarët për zgjedhjet e 9 shkurtit?

Për zgjedhjet e nëntë shkurtit, shqiptarët që jetojnë në Serbi nuk kanë të drejtë vote mirëpo tregojnë se kë e mbështesin.


Ata bëjnë thirrje për më shumë vëmendje, të mos përdoren për vota nga partitë politike dhe kërkojnë të jenë të barabartë me serbët që jetojnë ne veri.

Më nëntë shkurt, kosovarët do e përcaktojnë se kush do i udhëheq për katër vitet e ardhshme.

E ky proces politik, po shihet si shumë i rëndësishëm edhe për shqiptarët që jetojnë në Serbi.

Për qytetarët e Preshevës, vlerësohet se në katër vitet e ardhshme duhet të udhëheq dikush që i ka prioritet edhe këtë pakicë.

Madje ka të tillë që presin fitore të partisë që simpatizojnë, ani pse nuk kanë të drejtë vote.

Për Nexhat Agushin, luginasit gjithmonë sytë dhe veshët i kanë pasur nga Republika e Kosovës.

Mirëpo sipas tij, preshevarët përdoren për fushatë.

Që ndihmat për shqiptarët e Preshevës, Bujanocës dhe Medvegjës të mos ndalën e thotë edhe Ibrahim Ahmedi.

Ahmedi thotë se duhet të trajtohen njëjtë shqiptarët në Serbi dhe serbët në Kosovë.

Se ndihma e Kosovës është jetike e thotë edhe kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani.

Për këto katër vite, Qeveria e Kosovës ka ndarë një linjë të veçantë buxhetore për shqiptarët që jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Gjatë këtyre viteve, për herë të parë u ndihmuan edhe shqiptarët në Sanxhak.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Pajaziti: Gjykata po na detyron të paguajë mbi 13 milionë dinarë për shkak të keqqeverisjes së mëparshme

PreshevaPRESS

Foto / Bora e parë vështirëson qarkullimin në rrugën Preshevë–Gjilan

PreshevaPRESS

Nxënësit evakuohen me urgjencë, kërcënime me bomba në shkolla në gjithë Serbinë

PreshevaPRESS