Katër kandidatë nga Lugina në listën e Usame Zukorliqit për deputetë

Në listën zgjedhore të pakicës kombëtare „Usame Zukorlić (SPP) – Pokret za ujedinjenje“, për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 25 tetorit, janë përfshirë edhe katër kandidatë nga Presheva dhe Bujanoci.


Lista, e cila është shpallur nga Komisioni Republikan i Zgjedhjeve, do të jetë në fletëvotim me numrin 6 dhe do të garojë si listë e pakicës kombëtare. Në të janë gjithsej 181 kandidatë për deputetë, ndërsa shumica vijnë nga Sanxhaku.

Nga jugu i Serbisë, pozicionin më të lartë e ka Ermihana Zeqiri, magjistre e ekonomisë nga Bujanoci, e cila renditet në vendin e 36-të. Pas saj vjen Alen Ramadani, zyrtar fetar nga Bujanoci, në vendin e 38-të.

Ndërsa nga Presheva, në listë janë Fatlum Osmani, ekonomist, në vendin e 50-të, dhe Faim Sadiku, po ashtu ekonomist, në vendin e 73-të.

Kështu, Presheva dhe Bujanoci do të kenë nga dy përfaqësues në listën e Zukorliqit për zgjedhjet e 25 tetorit. /PreshevaCom

ARTIKUJT E NGJASHËM

Me gati dy muaj vonesë, PVD shënon 36-vjetorin dhe nis takimet në prag të zgjedhjeve parlamentare

PreshevaPRESS

Mandate pa pushtet:  Sfida e shqiptarëve të Luginës në Parlamentin e Serbisë

PreshevaPRESS

Dega e PVD-së në Preshevë mbledh të gjitha organet, diskutohen përgatitjet për zgjedhje

PreshevaPRESS