KAMBERI: TIRANA DHE PRISHTINA NUK KANË STRATEGJI PËR SHQIPTARËT NË LUGINË

Belgzim Kamberi nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Preshevë, ka thënë se Serbia me “Krizën humanitare” po provon që të ndërtojë një situatë që serbët janë të diskriminuar në Kosovë.


Ai në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës kanë dështuar që ta ngrisin si Prishtina edhe Tirana zyrtare.

“Mendoj që dy qeveritë në 20 vjetët e pasluftës kanë dështuar. Druaj që jemi vonuar shumë. Përgjegjësia bie mbi Prishtinën dhe Tiranën që nuk kanë arrit të marrin vendime qeveritare – ndryshe nga Serbia që e di saktë se çfarë do në veri të Kosovës.

“Tirana dhe Prishtina nuk janë strategji se çfarë të bëjnë me shqiptarët në Luginë, por mungon edhe strategjia se çfarë të bëhet me veriun. Ka munguar strategjia shtetërore. Serbia ka strategji të qartë se çfarë do në Kosovë”.

Kamberi ka theksuar se kryeministri i tanishëm i Kosovës, Ramush Haradinaj në fushatë e ka premtuar dyshtetësinë për shqiptarët e Luginës.

“Kush e ka penguar qeverinë që ta zgjidhë çështjen e shqiptarëve të Luginës që janë pa status? Lugina e Preshevës ka nevojë për  vendime qeveritare”. / KlanKosova

ARTIKUJT E NGJASHËM

OKB e shqetësuar për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë / Çfarë thuhet në këtë raport

PreshevaPRESS

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

PreshevaPRESS

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

PreshevaPRESS