Kamberi: PVD e para në Preshevë, e para në Bujanoc dhe i vetmi në Medvegjë me 158 elektorë

Shaip Kmaberi, kryetar i Partisë për Veprim Demokratik ka njoftuar se ka arriturnë procesin e zgjedhjeve për 158 elektorë në kuvendin që do të zgjedh anëtarët e kuvendit për anëtar të Këshilit Kommbëtar Shqiptar.


Njoftimi i plotë në Facebook nga Shaip Kamberi:

Të nderuar aktivist, simpatizues dhe përkrahës të Partisë për Veprim Demokratik.

Faleminderit për përkrahjen e parezervë që i keni dhënë Partisë për Veprim Demokratik edhe në këtë proces zgjedhor.

PVD si tërësi ka arritur të çertifikoj 158 elektorë.

Në Preshevë, Dega e PVD-së, e vetme, ka arritur të sigurojë çertifikimin e 79 elektorëve. Numri i elektorëve në Preshevë është dëshmia më e mirë e rritjes së Degës tonë në Komunën e Preshevës.

Në Bujanoc, me 76 elektorë, PVD ka arritur të dëshmojë që është fuqia e parë politike.

Me 3 elektorë në Medvegjë, PVD ka dëshmuar se mbetet subjekti i vetëm politik që në të gjitha proceset politike e mbanë Medvegjën si pjesë të pandashme të Luginës së Preshevës.

Numri i elektorëve të PVD-së është rezultat i punës së palodhshme të aktivistëve dhe antarëve të subjektit tonë politik. Prandaj faleminderit secilit veç e veç.

Si subjekt i vetëm PVD është e para në Preshevë, e para në Bujanoc dhe i vetmi në Medvegjë.

Për hapat e mëtutjeshëm, antarësia e PVD-së do të njoftohet me kohë.

Faleminderit.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS