Kamberi: Lugina ka nevojë për mbështetje politike e diplomatike ndërkombëtare

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka kërkuar mbështetje të shtuar nga faktori ndërkombëtar për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.


Reagimi i tij vjen pas deklaratës së ministrit serb për të Drejtat e Njeriut, Demo Berisha, i cili tha se “Plani me shtatë pika” është dokument i tejkaluar dhe se duhet nisur dialog për kërkesa të tjera. Po ashtu, Kamberi kritikoi edhe veprimin e kryetarit të Bujanocit, Arbër Pajaziti, që i dorëzoi ministrit serb një dokument me dhjetë pika, duke e cilësuar si përpjekje për të devijuar nga obligimet ndërkombëtare të Serbisë.

Së bashku me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, Kamberi i është drejtuar presidentit dhe kryeministres së Serbisë me kërkesën që të respektohen detyrimet që dalin nga “Plani me shtatë pika” i miratuar në vitin 2013 dhe “Plani Aksional” për zbatimin e tij për periudhën 2023–2025.

Në të njëjtën kohë, ata kanë informuar OSBE-në, delegacionin e BE-së në Beograd dhe Ambasadën e SHBA-së, duke kërkuar që këto institucione të parandalojnë çdo proces që, sipas tyre, synon të relativizojë marrëveshjet e dakorduara më parë.

Kamberi ka bërë të ditur se i është drejtuar edhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me një letër ku kërkon angazhim më të fuqishëm diplomatik për të mbështetur procesin dhe për të garantuar zbatimin e detyrimeve që ka marrë përsipër Serbia.

Sipas tij, Lugina e Preshevës ka nevojë urgjente për mbështetje politike dhe diplomatike ndërkombëtare, në mënyrë që kërkesat legjitime të shqiptarëve të marrin drejtimin e duhur dhe të gjejnë zbatim real.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Nxënësit evakuohen me urgjencë, kërcënime me bomba në shkolla në gjithë Serbinë

PreshevaPRESS

Faturat e rrymës nga ky muaj rriten për 6,6%, konsumatorët hyjnë më shpejt në “zonën e kuqe”

PreshevaPRESS

‘Business Connection II’ sjell biznesmenët nga i gjithë rajoni në Bujanoc

PreshevaPRESS