Kamberi dorëzon në Parlamentin e Serbisë Ligjin për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave

Përmes një njoftimi në faqen e tij në facebook, deputteti i vetëm shqiptar ka bërë të ditur se ka deponuar projektligjin përmes të cilit synohet të avancohen të drejtat e pakicave kombëtare, dhe  të ndëshkohet çdo shkelje e tij.


“Propozimi i Ligjit përmban dispozitat fundamentale për avancimin e të drejtave dhe lirive individuale e kolektive në përputhje me standardet më të larta.” ka shkruar tutje Kamberi në facebook.

Propozimi i Ligjit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave, të cilin e ka dorëzuar Kamberi është përkrahur nga dy deputetët boshnjak të partisë SDA Sanxhak dhe një deputet ukrainas.

Në vazhdim njoftimi i plotë i Kamberit i publikuar në faqen e tij në facebook:

Të avancohen të drejtat e pakicave – të ndëshkohet dhe dënohet çdokush që i shkelë ato!

Në procedurë parlamentare, sot, dorzova një propozimligj të ri. Ligjin për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave.

Propozimi i Ligjit përmban dispozitat fundamentale për avancimin e të drejtave dhe lirive individuale e kolektive në përputhje me standardet më të larta.

Ndalesa e diskriminimit, avancimi i të drejtave individuale e kolektive, krijimi dhe pozita e avancuar e Këshillave nacionale, janë disa nga risitë që parasheh ky propozim në raport me Ligjin aktual të aprovuar më 2002.

Risi e veçantë e këtij propozimi ligjor janë dispozitat ndëshkuese ndaj atyre që nuk respektojnë normat e tij, në krahasim me Ligjin aktual i cili fare nuk përmban dispozita ndëshkuese, që praktikisht respektimin e të drejtave të pakicave e ka lënë në mëshirën dhe disponimin politik të qeverisë qendrore.

Pikat kryesore që përmban ky propozim i dërguar sot në parlament janë:

• Ruajtja e identitetit, traditës dhe veçantive;

• Të drejtat në arsim – me të drejtën e krijimit të institucioneve të arsimit të lartë dhe domosdoshmërinë që në tekstet shkollore të historisë, artit e kulturës së paku 50% e lëndës të jetë nga histroia e kultura kombëtare e pakicave;

• Të drejtën e patjetërsueshme të përdorimit zyrtar të gjuhës dhe shkrimit;

• Të drejtën e pakufizuar të përdorimit të simboleve kombëtare;

• Të drejtën për përfaqësim proporcional dhe adekuat në gjyqësor;

• Të drejtën për përfaqësim adekuat e proporcional në organet shtetërore;

• Të drejtën e pakontestueshme për bashkëpunim me shtetin amë;

• Krijimin e Fondit të veçantë për zhvillimin e komunave të pazhvilluara;

Edhe kësaj radhe propozimi im ka hasur në përkrahjen e dy deputeteve të SDA së Sanxhakut dhe një deputeti të pakicës ukrainase.

Dispositat ndëshkuese, dënimet me burg dhe të holla ndaj atyre që nuk respektojnë këtë Ligj në rast të aprovimit, duhet të jenë garanca e realizimit të tij.

Ky është propozimi im i tretë për ndryshime ligjore në 5 muajt e fundit.

Propozim ndryshimi i Ligjit për përdorimin e flamurit dhe riorganizimi i territoreve të gjykatave dhe prokurorive janë propozimet që kanë hy në procedurë parlamentare.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS