Kamberi dorëzon në Kuvendin e Serbisë propozimin për përdorimin e flamurit shqiptar

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka dorëzuar sot në Kuvend propozimin për lejimin e përdorimit të flamurit shqiptar në Serbi.


Ai ka thënë se me këtë propozim ka kërkuar të ndryshohet neni 14, alinea 2 që thotë se ndalohet përdorimi i simboleve kombëtare.

“Me propozimin e ri kam kërkuar ndryshimin e plotë të këtij Neni, eliminimin e pengesave për përdorimim e simboleve, me propozimin që simbolet e pakicave të përdoren lirshëm dhe zyrtarisht gjatë tërë vitit në institucionet e vetadministrimit lokal dhe organet shtetërore në të gjitha komumat në të cilat gjuha e pakicave është gjuhë zyrtare”, është shprehur Kamberi.

Kurse sa i përket komunave që përbëjnë 5% të struktures etnike, ai ka shtuar se me këtë propozim kërkohet lejimi i përdorimit të flamurit në festat kombëtare.

 

Ndryshimi i Ligjit për pakica për të lejuar përdorimin e lirë të flamurit Në procedurë parlamentare sot dorëzova…

Posted by Shaip Kamberi on Tuesday, 7 February 2023

ARTIKUJT E NGJASHËM

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

PreshevaPRESS

Sinani ka pritur në takim shefin e zyres së Osbe-së në Bujanoc

PreshevaPRESS

Në Preshevë fillon grumbullimin e qenve endacak

PreshevaPRESS