Kamberi: Do të kërkoj sqarime nga institucionet relevante për veprimet e policisë në Bujanoc

Deputeti Shaip Kamberi, ka qenë ai që ka reaguar së fundmi në lidhje me veprimet e Stacionit Policor në Bujanoc.


Kamberi përmes një reagimi në faqen e tij në facebook ka thënë se në cilësinë e deputetit popullor do të i drejtohet institucioneve relevante vendore dhe ndërkombëtare për të kërkuar sqarim për veprimet e policisë gjatë ditës së djeshme në Bujanoc.

“Prandaj në cilësin e deputetit popullor do të i drejtohem institucioneve përgjegjëse për të kërkuar sqarime rreth këtij veprimi të shëmtuar dhe do të njoftojë të gjitha institucionet relevante ndërkombëtare për veprimet që ushtrohen ngaj shqiptarëve të Luginës.” ka shkruar mes tjerash deputeti i vetëm shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi.

Ai gjithashtu ka premtuar se premiera e anuluar që ishte paraparë të ndodhte sot, do të ndodhë një ditë tjetër dhe do të jetë edhe më e madhe se që do të ishte ajo e sotit.

Në vazhdim reagimin e plotë të deputetit Kamberi në rrjetin shoqëror facebook:

Jemi mirë. Jemi liruar nga organet e policisë në Bujanoc. Filmat nuk do të mbahen deri me një kohë të pacaktuar.
Viti 2023.
Vendi Bujanoc. Ballkani Perëndimor.
Policia dhe shërbimi në aksion.
Qëllimi: Sulm ndaj kulturës, traditës e identitetit kombëtar
Autorët gjysëm të njohur.
I paqartë është motivi i angazhimit kaq të madhë i policisë në Bujanoc për të mar në bisedë informative dhe për të ndaluar premierën e dy filmave të aktorëve shqiptarë një ditë para se ata të shfaqen.
Edhe më e paqartë është frika që ata kanë nga përmbajtja e filmave që as nuk i kanë parë.
Parandaluan premierën për pretendimin rreth përmbajtjes në vend që të lejonin që përmbajtjen ta mësojnë nga premiera.
“Heshtje vret” dhe “I pabesi” janë emrat e dy filmave të ndaluar.
E emrat e tyre sikur na dërgojnë edhe porosi.
Për të mos na vrarë heshtja duhet të flasim e veprojmë. Prandaj në cilësin e deputetit popullor do të i drejtohem institucioneve përgjegjëse për të kërkuar sqarime rreth këtij veprimi të shëmtuar dhe do të njoftojë të gjitha institucionet relevante ndërkombëtare për veprimet që ushtrohen ngaj shqiptarëve të Luginës.
Filmat do t’i shohim.
Në premierën edhe më të madhe se sa do të ishte kjo e sodit.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS