Ka filluar mbledhja për konstituimin e Kuvendit të Serbisë

Foto: Tanjug

Me masat mbrojtëse kundër pandemisë Covid19, në udhëheqjen e deputetes më të vjetër në Parlamentin e Serbisë, Smilja Tišma nga radhët e Partisë Socialiste Serbeka filluar konstituimi i Kuvendit Republikan të Serbisë.


Pas intonimit të himnit të Republikës së Serbisë, me prezencën e 198 deputetëve të posazgjedhur është proceduar me konstituiminin e legjislaturës së 12 të Serbisë.

Gjatë kësaj seance do të zgjidhen udhëheqësit dhe grupeve punuese të Kuvendit Republikan.

Foto: Tanjug

Vlen të theksohet se që nga fillimi i seancës konstituive të Parlamentit jashta objektit disa dhjetra qytetarē janë duke protestuar kundër “të zgjedhurve të rrejshëm” siç i quajn ata deputetët e ri.

Para fillimit të seancës janë parë të hyjnë edhe përfaqësuesit e katër listave zgjedhore të pakicave, prej të cilve Aleanca e Hungarezëve të Vojvodinës përfaqësohet me me nëntë deputet, Partinë e drejtësisë dhe pajtimit të Moamer Zukorliqit katër deputetë, derisa nga tre deputetë kanë SDA e Sanxhakut dhe Aleanca Demokratike Shqiptare – Lugina e bashkuar.

Nga dita e konstituimit të Parlamentit të ri që bëhet me zgjedhjen e udhëheqësve të këtij organi, fillon numërimi 90 ditorë e që është afati për themelimin e qeverisë së re.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Seanca konstituive e legjislaturës së XI të Parlamentit të Republikës së Kosovës

PreshevaPRESS

Hapja e konsullatë serbe në Shkodër / Reagon Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ferit Hoxha

PreshevaPRESS

Preshevari Ajan Hajrullahu i siguron Kosovës çmimin e tretë në Kupën Evropiane të Matematikës

PreshevaPRESS