Johnson insiston, më 31 tetor dalim nga BE-ja

Britania do të largohet nga BE më 31 tetor, deklaroi kryeministri britanik Boris Johnson në New York.


Gjatë një takimi me kryeministrin irlandez Leo Varadkar gjatë punimeve të Asamblesë së 74-t të OKB, kryeministri britanik Boris Johnson përsëriti se Londra do të largohet nga BE-ja më 31 tetor dhe se ishte optimist për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje të pranueshme nga të dyja palët përmes negociatave.

“Kryeministri theksoi mbështetjen e tij të fortë për marrëveshjen e Belfastit dhe shtoi se kurrë nuk do të vendosë kontrolle në kufi”,  tha një zëdhënës i Downing Street.

‘’Johnson dhe Varadkar ranë dakord për rëndësinë e garantimit të paqes, sigurisë dhe prosperitetit të Irlandës se Veriut’’, shtoi zëdhënësi.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Çfarë dihet për ‘fazën e parë’ të marrëveshjes së paqes në Gaza, që pritet të nënshkruajë Izraeli dhe Hamasi

PreshevaPRESS

Skandal në Harvard: Universiteti përballet me padi për trafik organesh nga morgu

PreshevaPRESS

Mbyllet qeveria amerikane, ndikimet që do të ketë

PreshevaPRESS