James Hooper: Çdo përmbyllje e konfliktit Kosovë – Serbi do të ketë komponentë territoriale

Ish zyrtari i Departamentit amerikan të Shtetit, James Hooper tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se administrata amerikane po synon një marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ishte e pakënaqur me qasjen e qeverisë së kryeministrit tashmë në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.


Zoti Hooper thotë se synimi është përmbyllja e konfliktit Kosovë – Serbi dhe nëse kjo nuk ndodhë rreziku për Kosovën është që mund ta humbas mburojën ushtarake amerikane.

Zëri i Amerikës: Pas votimit të mosbesimit, kryeministri Kurti tha ase arsyeja e rrëzimit të tij ishte largimi i pengesës që presidenti i Kosoëvs Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç të shkëmbejnë territoret si pjesë e marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Diplomatët amerikanë, Richard Grenell, Philip Kosnett dhe Matthew Palmer lëshuan më pas një deklaratë të përbashkët duke thënë se “nuk ka asnjë plan të fshehtë për shkëmbim territoresh” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Cila është e vërteta sipas jush?

James Hooper: Nuk ka një plan për ndarje, dhe nuk është diçka për të cilën zoti Vuçiç dhe zoti Thaçi kanë biseduar. Ata kanë biseduar për marrëdhënie të reja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Dhe ato marrëdhënie do të kishin një numër komponentësh një prej të cilëve përfshinë demarkacionin e kufijve. Ajo përfshinë po ashtu anëtarësimin e Kosovës ne Kombet e Bashkuara dhe përfshinë përfundimin e konfliktit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Çështja për qytetarët e Kosovës është nëse duan t’i japin fund konfliktit me Serbinë. Kjo është ajo që përfshinë kjo ujdi dhe unë mendoj që ka një ujdi, ndërmjet presidentit Thaçi dhe presidentit Vuçiç. Ka një ujdi rreth termave të referencës për t’i dhënë fund konfliktit. Kjo do të kërkojë demarkacionin e kufijve dhe që Serbia të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Kjo është pjesë shumë e rëndësishme. Të gjithë e dinë këtë dhe nuk është fshehtësi. Mendoj se është në interesin e Serbisë që të jetë në BE dhe është në interesin e Kosovës që Serbia të jetë në BE, madje edhe nëse Kosova nuk anëtarësohet në BE në të njëjtën kohë me Serbinë. Është në interesin më të mirë të Kosovës që Serbia të bëhet anëtare e BE-së, sepse kur bëhesh anëtare e Bashkimit Evropian ka kufizime. Nuk mund të bësh çfarë të duash, por duhet të këshillohesh me partnerët dhe kjo është shumë mirë për sigurinë e Kosovës. Kosova do të behët anëtare e OKB-së kur Serbia të bëhet anëtare e BE-së. Mendoj se kjo është pjesë e ujdisë. Ajo çfarë po bën kryeministri Kurti është përkufizimi i kësaj si një votë për ndarjen e Kosovës. Çdo përmbyllje e konfliktit do të ketë komponentë territorial. Kjo ujdi do të ketë komponentë të tillë që do të ketë implikime për Kosovën dhe Serbinë. Nëse e shihni si marrëveshje për ndarje, nëse qytetarët e shohin si marrëveshje për ndarje – kjo është mënyrë e gabuar për ta parë atë. Do të jetë një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit më Serbinë. Njerëzit e Kosovës duhet të mendojnë se çfarë janë të gatshëm të pranojnë, çfarë janë gati të lëshojnë pe, çfarë të bëjnë që t’i japin fund konfliktit.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Turqia e pavendosur, edhe pse është në NATO dëshiron të anëtarsohet edhe në BRICS

PreshevaPRESS

Nga sot ndryshon rregullorja e udhëtimeve brenda BE, njihuni me rregullat që do të ballafaqoheni

PreshevaPRESS

Alarmon Fajon: I trembem faktit se Schengeni po mbyllet si shkak i kërcënimeve në rajon

PreshevaPRESS