Ja si festohet “Dita e Dembelizmit” në Kolumbi

Kolumbianët kanë dalë nëpër rrugë me shtretër dhe luhaja, për të festuar ditën ndërkombëtare të dembelizmit, një ditë kjo që i dedikohet tërësisht argëtimit dhe luftimit të stresit në punë.


“Ne thjesht relaksohemi, bëjmë aktivitete kulturore, lojëra në rrugë dhe kemi madje edhe banda frymore që luajnë. Shumë grupe të ndryshme vijnë për të na argëtuar, ndaj mund të them se kënaqemi shumë. Ne takohemi çdo vit me familjet e tjera, qeshim dhe bisedojmë se çfarë ka ndodhur përgjatë vitit. Është thjeshtë një ritakim me nota dembelizmi”, shprehen disa kolumbian.

Ka nga ata që kanë zgjedhur thjeshtë të shtrihen në një luhajë dhe të tunden. Askush, nuk bën asgjë në këtë ditë. Në fakt, dita e dembelizmit, është një festë që përfshihet në kalendarin e ditëve të pushimit në shtetet e bashkuara dhe në vende të tjera.

Është një ditë kur njerëzit zgjedhin të shkëputen nga rutina e përditshme dhe puna, dhe të qëndrojnë përgjatë 24 orëve, duke bërë absolutisht, asgjë. Dhe këtu në Kolumbi, njerëzit, dinë ta festojnë atë, në mënyrën më të mirë të mundshme.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

PreshevaPRESS

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

PreshevaPRESS

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif

PreshevaPRESS