Itali, humbin jetën tre zjarrfikës nga një shpërthim i fuqishëm

Një shpërthim i fuqishëm iu ka marrë jetën 3 zjarrfikësve në Quargnento, në provincën e Alessandrias, në Itali.


Zjarrfikësit kishin shkuar për të shuar një zjarr në orën 2 të mëngjesit në një objekt të pabanuar kur ndodhi shpërthimi.

Dyshohet se shpërthimi të jetë shkaktuar nga një rrjedhja e bombolave të gazit.

Sipas mediave italiane, zjarrfikësit që shkuan në vendngjarje për t’iu ardhur në ndihmë kolegëve të tyre, gjetën mes rrënojave mbetje bombolash gazi, bombola të pashpërthyera dhe mekanizmin me orë për shpërthimin që ishte caktuar në 01:30 të mëngjesit.

Autoritetet kanë hapur menjëherë një hetim, pasi në vendngjarje kanë gjetur bombola gazi dhe një mekanizëm me orë që shërben për të kryer shpërthime, gjë që i ka bërë të dyshojnë për një zjarrvënie të qëllimshme.

Një nga hipotezat e hetimet ka lidhje me mundësinë për të shitur objektin e pabanuar. Ndoshta shpërthimi i parë duhet të shkatërronte të gjithë objektin dhe shpërthimi i dytë ka ndodhur gabimisht, gjë që çoi dhe në tragjedi. Hipoteza tjetër është që ndoshta dhe në pjesën e shembur ka pasur një shpërthim të kronometruar që shkaktoi efektin domino dhe aktivizimin e bombolave të tjera.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

PreshevaPRESS

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

PreshevaPRESS

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif

PreshevaPRESS