ISIS u bën thirrje ndjekësve: Hakmerruni ndaj amerikanëve, përmes gjakut të tyre afrohuni më shumë me Zotin

Shteti Islamik ka konfirmuar se udhëheqësi i saj, Abu Bakr el Bagadi, u vra në një sulm të forcave amerikane në veri-lindje të Sirisë dhe njoftoi se për këtë do të hakmerret ndaj SHBA-ve.


Një zëdhënës i ISIS-it gjithashtu iu referua SHBA-së, në një audio regjistrim të publikuar nga agjensia islamike Amak.

“Hakmerruni ndaj vendit të tyre dhe vëllezërve të tyre jobesimtarë, zbatoni vullnetin e komandantit në mesazhin e tij të fundit dhe përmes gjakut të politeistëve, afrohuni më shumë me Zotin”, tha një zëdhënës në audio incizim.

Në një mesazh të lëshuar muajin e kaluar, El Bagadi tha që veprimet e militantëve po kryheshin çdo ditë dhe kërkoi lirimin e grave të bllokuara në Siri dhe Irak për lidhje të dyshuara me ISIS.

Ai gjithashtu tha që SH.B.A. dhe aleatët e tyre ishin mundur në Irak dhe Afganistan.

Baghdadi u vra duke shpërthyer një jelek vetëvrasës ndërsa iku në një tunel të pa dalje, kur u rrethua nga forcat speciale elitare të SH.B.A.-së në një strehë në provincën siriane të Idlib. Ai vrau gjithashtu tre fëmijët e tij.

ISIS gjithashtu konfirmoi vrasjen e zëdhënësit të tij, Abu al-Hasan el-Muhajir.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

PreshevaPRESS

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

PreshevaPRESS

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif

PreshevaPRESS