Ish drejtori i Ndërmarrjes Publike “Moravica” në Preshevë, Gazmend Aliu, ka reaguar në lidhje me deklaratat e fundit të Kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifi, përmes të cilit e ka akuzuar se po shpif dhe se me çdo kusht po punon për shkeljen e marrëveshjes së nënshkruar në Tiranë për listën e përbashkët të shqiptarëve në zgjedhjet parlamentare.
Aliu në reagimin e tij në facebook thotë se në kohën kur Alternativa për Ndryshim, partia e cila udhëhiqet nga Shqiprim Arifi ka probleme të brendshme, Arifi po provon ta largojë vëmendjen nga këto probleme duke shpifur për kryetarin e PVD-së, Shaip Kamberi.
Ai mes tjerash akuzon Arifin se po provon ta prish unitetin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për përfaqësim të përbashkët në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 21 qershor në Serbi.
Në vijim ju sjellim reagimin e plotë: