INSPEKTORI PËR KOMUNIKACION SADRIU NJOFTON PËR SINJALIZIMIN E RRUGËVE NË PRESHEVË

Inspektori për komunikacion në Kuadër të Komunës së Preshevës përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social facebook ka njoftuat se në rrugën shtetërore nr. 158 të rendit të dytë A janë vendosur shenja vertikale të sinjalizimit.


Në postimin e bërë nga Sadriu të cilit iu ka bashkangjitur edhe fotografi, shihet se këtë herë shenjat vertikale sinjalizuese që janë vendosur sot janë në dy gjuhë.

Në vazhdim mund ta lexoni postimin e plotë të Inspektorit për komunikacion në kuadër të Komunës së Preshevës, Ilir Sadriu, të cilin e ka postuar në facebook:

Pas kërkesës së bërë gjatë muajit Maj të këtij viti, ndaj ndërmarrjes përgjegjëse (Krusevacki Put) për mirëmbajtjen e udhës shtetërore të rendit të dytë A, me numër rendor 158 (ish udha regjionale), në të cilën kanë qasje vendbanimet e Komunës së Preshevës respektivisht fsh. Raincë, Corroticë, Bukuroc, Bushtran, Zhunicë, Leran, Geraj, Strezoc, Ashanë dhe Mamaj, me datë 29 dhe 30 Korrik 2020, nga ndërmarrja e lartcekur janë vendosur shenjat vertikale të sinjalizimit, gjegjësisht tabelat udhëtreguese të këtyre vendbanimeve edhe me mbishkrimet në gjuhën shqipe.

Kjo udhë mbetet tejet e frekuentuar nga pjesëmarrësit në Komunikacion, rrjedhimisht edhe mjaft e rrezikshme për shkak se është e drejtë dhe i’u mundëson ngasësve zhvillim të shpejtësisë së tejkaluar të lëvizjes së automjeteve, prandaj nevoitet vozitje e kujdesshme duke respektuar kufizimet e shpejtësisë së lëvizjes.

Vozitni me kujdes, udhëtoni sigurt!

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS