Një mjek i punësuar në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc, ka rezultuar pozitiv në COVID-19.
Sipas burimeve të LuginaLajm, infeksioni i mjekut me koronavirus është vërtetuar mbrëmë rreth orës 21:00, pasi që kanë arritur rezultatet përfundimtare.
Mjeku i infektuar me COVID-19, është punonjës në Emergjencën e Bujanocit, pranë Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc.
Megjithate, edhe një mjek tjetër, po dyshohet të jetë i infektuar, edhepse ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar.
LuginaLajm merrë vesh se ai po pret rezultatet përfundimtare mbi infeksionin e mundshëm, dhe se aktualisht është vetëizoluar.
Që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19, Shtëpia e Shëndetit në Bujanoc, ka regjistruar 15 raste të infektuar me koronavirus të punonjësve të saj, derisa njëri ka ndërruar jetë./LuginaLajm
Të gjitha informacionet në lidhje me gjendjen pandemike në vend mund t’i gjeni duke klikuar në këtë vegëz apo në faqen NË FOKUS nën seksionin PANDEMIA COVID19 NË LUGINË.