Ilir Sadriu dhe Armend Aliu bashkohen për të krijuar lëvizjen e re politike “Aleanca për Luginën”

Ilir Sadriu dhe Armend Aliu i kanë bashkur forcat që të krijojnë një subjekt të ri politik në Preshevë.


Gjatë ditës së shtunë, ata kanë njoftuar bashkimin e tyre për krijimin e një subjekti të ri politik të quajtur “Aleanca për Luginën”.

Njoftimin për krijimin e lëvizjes më të re politike në Preshevë, e ka bërë të ditur, ish zyrtari lartë i PDSH-së, Ilir Sadriu përmes një postimi në facebook.

“Pas konsultimeve me pjesën e anëtarëve, tashmë të shkëputur nga PDSH- ja dhe jo vetëm, dhe pas bisedimeve tona parimore me udhëheqësit e Alternativës Demokratike Shqiptare, nga sot, rrugëtimi politik yni do të jetë i përbashkët. Në takimin tonë të sotëm, vendosëm që bashkë po fillojmë ndërtimin e ALEANCËS për LUGINËN e cila do të ofrojë një program profesional me zgjidhje për qytetarët e komunës sonë. Këtë e konfirmoi edhe Armend Aliu, Kryetar i deritashëm i Alternativës Demokratike Shqiptare” – ka shkruar Sadriu ndër të tjera në facebook.

Tutje, ai ka thënë se bashkë do të vazhdojmë të ndërtojmë Këshillin inicues të kësaj lëvizjeje politike, andaj i ftojmë të gjithë, të cilët mendojnë se mund të kontribuojnë për një Preshevë e Luginë më të mirë dhe shpresëdhënëse, të na bashkohen në këtë rrugëtim.

Kujtojmë që, Ilir Sadriu muaj më parë dha dorëheqje nga të gjitha funksionet në Partinë Demokratike Shqiptare, pas pakënaqësisë me udhëheqjen e Ragmi Mustafës, ndërsa Armend Aliu, vite më parë, pati dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Alternativës për Ndryshim, si pakënaqësi me udhëheqjen e Shqiprim Arifit për-brenda subjektit që ai edhe më tej drejton. Më pas Aliu pati krijuar grupin qytetar me emrin “Aleanca Demokratike Shqiptare” në Preshevë, e që në zgjedhjet e para lokale në të cilat mori pjesë nuk mundi të e kalojë pragun zgjedhor.

Në vazhdim ju sjellim postimin e Sadriut të publikuar në facebook, të cilin e ka shpërndarë edhe Armend Aliu në profilin e tij në facebook:

Të dashur qytetarë,

Pas largimit tim nga Partia Demokratike Shqiptare, paralajmërova konsultime të gjera me ju për hapat e radhës në aspektin e politikës.

Me të gjithë ata që më përkrahën në këto procese jo të lehta, u dakorduam që, siç edhe kisha paralajmëruar, të vazhdojmë aktivitetin tonë politik si domosdoshmëri të kohës dhe të vështirësive që po kalon Lugina në përgjithësi e Presheva në veçanti.

Me këtë qëllim, pas konsultimeve me pjesën e anëtarëve, tashmë të shkëputur nga PDSH- ja dhe jo vetëm, dhe pas bisedimeve tona parimore me udhëheqësit e Alternativës Demokratike Shqiptare, nga sot, rrugëtimi politik yni do të jetë i përbashkët.

Në takimin tonë të sotëm, vendosëm që bashkë po fillojmë ndërtimin e ALEANCËS për LUGINËN e cila do të ofrojë një program profesional me zgjidhje për qytetarët e komunës sonë. Këtë e konfirmoi edhe Armend Aliu, Kryetar i deritashëm i Alternativës Demokratike Shqiptare.

Bashkë do të vazhdojmë të ndërtojmë Këshillin inicues të kësaj lëvizjeje politike, andaj i ftojmë të gjithë, të cilët mendojnë se mund të kontribuojnë për një Preshevë e Luginë më të mirë dhe shpresëdhënëse, të na bashkohen në këtë rrugëtim.

Me respekt e konsiderata,
#ALEANCApërLUGINËN

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS