Guvernatori i Porto Rikos Ricardo Rosselló ka njoftuar dorëheqjen e tij pas disa ditë protestash masive në rrugë në territorin e ShBA-së.
Z. Rosselló, i cili vetëm të dielën këmbënguli që ai të qëndronte dhe nuk do largohej, tha se ai do të vazhdojë të punojë deri më 2 gusht për të lejuar një tranzicion të rregullt.
Ai ka qenë në qendër të një skandali me mesazhet në një grup ku mesazhet kishin komente seksiste, profane dhe homofobike.
Nga skandali i mesazheve edhe dy zyrtarë të lartë u detyruan të jepnin dorëheqjen.
Kujtojmë që portestat ishin shumë masive dhe iu bashkua edhe këngëtari i njohur në mbarë botën Ricky Martin.