Hill: Është i nevojshëm normalizimi ndërmjet Serbisë dhe Kosovës

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi dhe qëndrimin amerikan lidhur me çështjen e Kosovës. Ai ka thënë se SHBA angazhohet për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.


Ambasadori Hill në një intervistë për “N1” ka theksuar se është i nevojshëm normalizimi ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

“Që kufiri të mos jetë një kufi që ndan dy vende, por një kufi që lehtëson komunikimin. Është më e mira për të gjithë, përfshirë popullin e Kosovës dhe popullin e Serbisë”, ka thënë Hill.

Hill thotë se shpreson që procesi i udhëhequr nga Lajçak të vazhdojë.

“Shpresoj se do të mbizotërojë logjika e arritjes së normalizimit dhe zgjidhjes së problemeve të popullit në Kosovë. Njerëzit duhet të dinë se çfarë e ardhme i pret. Këtu nuk bëhet fjalë për politikë të lartë, por duhet shpjeguar popullit se si do të duket. A do të kenë spitale, a do të mund të studiojnë në gjuhën serbe. Njerëzit kanë të drejtë t’i dinë këto gjëra, këto janë çështje të rregulluara në kuadër të Asociacionit të komunave Serbe, unë dhe qeveria ime dëshirojmë që kjo të zbatohet.

Unë nuk do t’ju jap një pikëpamje të Prishtinës, ju duhet të sillni një mysafir nga Prishtina për të folur për këtë, por mendoj se gjërat duhet të ecin përpara dhe dua të shtoj se autoritetet serbe kanë pasur një qasje shumë konstruktive në kuadër të dialogut dhe do të doja që kjo të vazhdojë”, ka deklaruar ambasadori amerikan.

.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

PreshevaPRESS

KFOR: Ishim të informuar për patrullimin e ushtrisë serbe pranë vijës kufitare

PreshevaPRESS

ZV/kryeministri i Malit të Zi: Kosova është krahinë e Serbisë

PreshevaPRESS