Haziri: Shqiptarët e Kosovës Lindore t’i bashkohen atdheut të tyre

Nënkryetari i LDK-së, njëherit kryetar i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka njoftuar se prej 4 deri në 11 mars do ta shënojnë 30-vjetorin e themelimit të partisë së Ibrahim Rugovës.


Haziri po ashtu në shkrimin e publikuar në Facebook, ka theksuar se ka ardhur koha që shqiptarët e Kosovës Lindore t’i bashkohen atdheut të tyre.

“Rapublika jonë është kompromisi i dhimbshëm i zgjidhjes së drejtë të çështjes shqiptare në Ballkan. Ka ardhur koha që shqiptarët e Kosovës Lindore t’i bashkohen atdheut të tyre!”, ka shkruar Haziri.

Postimi i Hazirit në Facebook:

Javë e bardhë për Gjilanin. Prej 4 deri në 11 mars do ta shënojmë 30-vjetorin e themelimit të partisë së Ibrahim Rugovës. Gjatë kësaj jave, do të ketë manifestime politike, kulturore e sportive, me theks të veçantë, vlerësimin e lartë për rolin e gruas dhe të rinisë.

Falënderim deri në gjunj ëzim brezave tanë që nuk janë në jetë, por që kontribuan për Degën e LDK’së, në rezistencën politike e paqësore, e në fund edhe me kryengritje, duke arritur deri te Liria, Pavarësia dhe Demokracia.

Rapublika jonë është kompromisi i dhimbshëm i zgjidhjes së drejtë të çështjes shqiptare në Ballkan. Ka ardhur koha që shqiptarët e Kosovës Lindore t’i bashkohen atdheut të tyre!.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Austria mbyll 24 vendkalime kufitare me Hungarinë dhe Sllovakinë

PreshevaPRESS

Mbi pesë vjet burgim për shqiptarin në Zvicër që hodhi në erë bankomatin

PreshevaPRESS

BE-ja përgatitet për tarifa të mundshme amerikane

PreshevaPRESS