Haradinaj thotë se po e shkruajnë programin për “qeverinë Hoti”

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se partia e tij është kontribuuese e programit të asaj që ai e quan “Qeveria Hoti”.


Haradinaj tregon se AAK-ja me partnerët e saj po e shfrytëzon periudhën kur Gjykata Kushtetuese po e trajton çështjen e mandatimit të Avdullah Hotit për kryeministër, e në këtë kohë po punojnë për programin qeverisës.

Haradinaj thotë se po e shkruajnë programin për “qeverinë Hoti”.

“Aleanca është kontribuuese e programit të Qeverisë Hoti, edhe për shkak të resorëve që do t’i udhëheq”, ka thënë Haradinaj.

Kreu i AAK’së thotë se ai vetë kaq qenë që të ruhet madhësia e tanishme e Qeverisë, pra numri i ministrave e zëvendësministrave. Megjithatë ai thotë se akoma nuk dihet. Kjo koha është shfrytëzu për avancim të programit.

Nuk mund të asë për numrin e zëvendësministrave, është në diskrecion të kandidatit për kryeministër” , tha Haradinaj gjatë një vizite të tij në Gjilan.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

PreshevaPRESS

KFOR: Ishim të informuar për patrullimin e ushtrisë serbe pranë vijës kufitare

PreshevaPRESS

ZV/kryeministri i Malit të Zi: Kosova është krahinë e Serbisë

PreshevaPRESS