Haradinaj: Nuk besoj që Kurti planifikon ta mbajë dhunshëm postin e kryeministrit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk u beson paralajmërimeve se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mund të refuzojë që ta lëshojë qeverinë në rast të votimit të një qeverie të re.


Haradinaj ka thënë se Kurti ka pjekur të mjaftueshme institucionale që të zbatojë vendimet e Parlamentit të Kosovës.

“Parlamenti i Kosovës që ka dalë nga 6 tetori, i dha besimin Qeverisë Kurti. I njëjti Parlament, qeverinë Kurti e rrëzoi me 2/3. Kurti ka vetëdijë institucionale dhe nuk shoh ndonjë problem në zbatimin e një vendimi të Kuvendit.Nuk shoh ndonjë pengesë nga Vetëvendosje e as nga z. Kurti që të zbatohen vendimet”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj, në News24 Albania, tha se Kosova për këto vite demokraci ka krijuar kulturë të lartë institucionale, prandaj ka thënë se fjalët që Kurti ta mbajë dhunshëm karrigen e kryeminsrit, i sheh si si  qëllimkëqija që vijnë nga qarqe të dyshimta.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Shtetasit e Kosovës me pasaporta “koordinacija” nga mesi i tetorit pa viza në Schengen

PreshevaPRESS

Zyrtari i NATO-s bisedon me Bislimin për urën në Mitrovicë, Goffus: Vendimet të konsultohen me ndërkombëtarët

PreshevaPRESS

ZPS-ja i largon edhe 11 dëshmitarë në rastin e Thaçit dhe të tjerëve

PreshevaPRESS